Megjithëse kalendari shënon 31 tetor, dhe jemi një ditë para hyrjes së nëntorit, që shënon dhe muajin e fundit të vjeshtës, situata meteorologjike i ngjason më shumë asaj të pranverës në Durrës.

Këtë të mërkurë, një çift guximtar është futur për t’u larë në det në zonën e Plazhit të madh. Gruaja ka ndenjur për pak minuta në ujë, ndërsa ishte burri ai që notoi për një kohë të gjatë.

Por ky nuk përbën një rast të rrallë në Durrës, pasi shpesh kemi parë që disa guximtarë nuk ndahen dot nga deti edhe përgjatë nëntorit.