Pas shumë kohësh tashmë që përflitet se është në një romancë, Blero Muharremi ka vendosur të mos e fsheh më të dashurën e tij të re dhe ka publikuar një pjesë të portretit të saj.

Në një postim në rrjetet sociale, Blero ka publikuar një foto krah partneres së tij, teksa të dy pozojnë para një pasqyre.

Siç shihet edhe në foto, vajzës misterioze që i ka rrëmbyer zemrën Bleron, i duket vetëm një pjesë e fytyrës.

Këngëtari ka qenë tejet i rezervuar në lidhje me këtë romancë, duke u kujdesur gjithmonë të mos postojë portretin e plotë të saj, por nuk ka kursyer dedikimet e veçanta për të dashurën e re.

Lajmi se ai ishte në një lidhje romantike pas ndarjeve të bujshme, u bë i ditur kur ky i fundit e uroi partneren e re për Ditën e Shën Valentinit.

Blero i bëri asaj edhe një urim mjaft romantik për ditëlindjen e saj, ku me anë të një postimi në Instagram la të kuptohet se romanca e çiftit po zhvillohet në distancë.

Teksa ka shfaqur një foto të duarve të tyre, të kapura së bashku Blero shkruante: “Gëzuar ditëlindjen e bukura ime! Do doja ta festonim vetëm në të dy siç dimë më së miri.”

Ndër të tjera në urimin e tij, Blero e portretizon partneren e tij si mahnitëse teksa shprehet: “Je thjeshtë mahnitëse”.

Kujtojmë se këngëtari në një intervistë, i pyetur nëse do të kthehej me njërën nga ish-partneret e tij, Teutën, Afronën, ose me ish-partneren misterioze, të cilën ai e quante me përkëdheli, “bebi”, tha se  një skenar imagjinar, zgjedhja e tij do të ishte Teuta Krasniqi.

“Në njëfarë forme imagjinare, absolutisht do të ishte Teuta. Për shkak edhe të vajzës, por edhe për shkak të personit që është”, tha ai, duke iu referuar marrëdhënies së veçantë që ndan me ish-bashkëshorten dhe nënën e vajzës së tij.

teuta krasniqi blero2

Kujtojmë se ish-çifti i njohur i dhanë fund martesës së tyre në vitin 2014, ndërsa janë prindër të një vajze, Tara.

Po ashtu, Fero i ka dhënë fund romancës me Afrona Dikën pas gati 7 vitesh së bashku ku ai hodhi akuza të rënda ndaj saj, duke e quajtur materialiste.

afrona-dika-blero1

Këngëtari i ka dhënë fund lidhjes dhe me një vajzë misterioze të cilën e quante “bebi”. Ai është shfaqur disa herë krah saj në rrjetet sociale, por pa i zbuluar portretin. Lidhja mes tyre nisi pas ndarjes së Bleros nga Afrona, por përfundoi pas një kohe të shkurtër.

blero

Ai deklaroi në një intervistë më parë, se shkaku i ndarjes është bërë një udhëtim i ish të dashurës pa dëshirën e tij. 45-vjeçari tha se ka qenë ish-partnerja ajo e cila ka marrë vendimin për tu ndarë, pasi sipas këngëtarit, mendimet dhe drejtimet e tyre në jetë ishin të ndryshme.