Kjo është pamja, që ofronte këtë fundjavë bregdeti i Golemit.
Megjithëse jemi në stinën e dimrit, plazhi frekuentohet kryesisht në ditët e pushimit nga qytetarë, që shijojnë xhirot buzë detit apo një kafe apo drekë në lokalet apo restorantet e zonës.
Fotot që kanë mbërritur në redaksinë e “DurrësLajm” dëshmojnë se ndotja ambientale ka qenë bashkëshoqëruese e adhuruesve të detit në këtë fundjavë të parë të muajit shkurt.












