23 maj 2015 – Kjo që shihni në foto ka ndodhur në mes të Durrësit dhe në mes të ditës.
Me vendosjen e re të shatërvanëve në qendër të qytetit, këto dy gra kanë vendosur që t’i shfrytëzojnë ato në një mënyrë aspak të përshtashme, duke larë një fëmijë të vogël në ujërat e tyre.
Fotoja është postuar në rrjetet sociale, që tregon fëmijën e zhveshur lakuriq kokë e këmbë, duke bërë dush.
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/