Këto ditë vëmendja e të gjithë opinionit publik është përqendruar tek çështja Tahiri. Dhe kjo nuk mund të mos jetë temë e ditës edhe për socialistët.
Por a ka qenë dhe kjo teme bisede mes kryebashkiakut Vangjush Dako dhe Ministrit të Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi? Apo biseda mes tyre është përqendruar tek lirimi i portit të peshkimit nga skafet luksoze?
Këtë vetëm ata të dy mund ta dinë.
DurrësLajm ka fiksuar momentin kur Dako dhe Klosi, duke përfituar nga koha e mirë e kësaj të shtune dolën për të bërë një xhiro përgjatë shëtitores “Taulantia”.
Kujtojmë se Klosi ka lidhje të forta me Durrësin, pasi gjatë dy fushatave zgjedhore të mëparshme ka drejtuar fushatën në qytetin bregdetar, ndërkohë që në legjislaturën 2013-2017 kryesonte listën e deputetëve të Durrësit, por më pas dorëzoi mandatin, pasi iu ofruar një post ministror në qeverinë Rama 1.





