Dëbora ka zbardhur rajonet të ndryshme të Shqipërisë, megjithëse jemi në mes të muajit prill. Ulja e ndjeshme e temperaturave dhe reshjet e dëborës kanë rikthyer dimrin në disa fshatra të Bulqizës, në zonat e thella malore të Malësisë së Madhe dhe Shkodrës, në zonën e Thethit etj.
Reshjet e borës janë rikthyer edhe në rajonin juglindor. Në dy fshatrat malore të Korçës, Dardhë dhe Voskopojë, trashësia e borës ka arritur deri në disa centimetra. Në Voskopojë, trashësia ka arritur në 5 cm, e në Dardhë, bora ka arritur 15 cm. Në Elbasan, në lartësinë mbi 1 mijë metra, në fshatrat e Librazhdit ka pasur reshje të pakta dëbore. Edhe në zona të Gjirokastrës raportohet për dëborë.
DurrësLajm sjell foto nga zona të ndryshme të Shqipërisë të mbuluara nga petku i bardhë.