Pallati i sportit “Ramazan Njala” bëhet gati për nisjen e fushatës së vaksinimit.
Ashtu siç njoftuam edhe më parë, ambienti i brendshëm po përshtatet për të nisur sa më shpejt vaksinimin edhe në qytetin e Durrësit.
Ashtu si në Tiranë, edhe në Durrës është përzgjedhur një ambient sportiv, ku do të kryhet vaksinimi i stafeve mjekësore dhe të moshuarve.
Fotografi Denis Simaku sjell foto nga brenda ambienteve të pallatit të sportit, ku duken qartë posterat e fushatës “Shqipëria buzëqesh”.





