Durrës, 22 prill 2014 – Një ditë më parë, kryebashkiaku Vangjush Dako përuroi rehabilitimin e kuartalleve në lagjen nr.17.
Kohë më parë, sapo futeshe në këtë lagje përballeshe me një të shkruar me shkronja kapitale, shumë domethënëse, “Ëelcome to Islamabad. Lagja nr.17 Geto” (Mirësevini në Islamabad. Lagja nr.17 Geto)
Ndërkohë realiteti që të ofrojnë sot këto rrugica është komplet tjetër. Ish-getoja e djeshme duket se i ka lënë vendin një zone të banuar që garanton standarte normale jetese për banorët e saj. Me pak fjalë mund të themi “Ja si është sot getoja e djeshme’ Islamabad’”.
/gje.th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





