Të shumta janë videot dhe fotot e mbërritura në redaksinë e DurrësLajm nga banorë të zonave të ndryshme të bashkisë Durrës që dokumentojnë përmbytjet e dy ditëve të fundit.

Fotot e fundit mbërrijnë nga zona e Jubës, ku siç shihet lumi Erzen ka rritur ndjeshëm nivelin e tij duke rrezikuar seriozisht shtëpitë dhe tokat në këtë zonë. Banorët i tremben daljes së tij nga shtrati.

Prurjet e shumta të lumit Erzen kanë shkaktuar problematika të theksuara dy ditët e fundit në zonën e Shijakut, Sukthit dhe Katundit të ri.

Megjithëse pritet rikthimi i reshjeve gjatë të dielës, qarku i Durrësit sipas Institutit të Gjeo-Shkencave nuk futet tek rajonet e rrezikuara nga përmbytjet.

Pra me shumë gjasë uji do të nisë të tërhiqet nga tokat dhe shtëpitë e përmbytura në qarkun e Durrësit duke përmirësuar disi situatën tek familjet dhe bizneset që janë përmbytur dy herë në harkun e një viti.