Me thirrjet “Durrësi, skenë krimi” dhe “Nuk na përmbyti shiu, por na përmbyti qeveriu!” banorët e zonës së ish-Kënetës marshuan sot nga rrethrrotullimi pranë burgut deri para bashkisë, ku pati edhe momente tensioni mes protestuesve dhe policisë.
Më poshtë po publikojmë disa nga momentet më pikante nga protesta para bashkisë dhe marshimi nëpër qytet të shkrepura nga fotografi Griseld Hoxha.














