Jemi në fund të muajit tetor, por për shkak të temperaturave të larta në vendin tonë na ngjason sikur jemi në stinën e pranverës…

Moti i ngrohtë ka tunduar pushuesit këtë të premte në Durrës që të vazhdojnë ende plazhin dhe madje të guxojnë edhe të lahen në det.

“DurrësLajm” sjell këto pamje nga bregdeti i Durrësit, në zonën e Apollonisë, ku disa pushues kanë hyrë në det, ndërsa disa të tjerë po marrin rreze dielli në shazllone duke shijuar qetësinë dhe bukurinë që të ofron kjo panoramë.