Ende nuk dihet me siguri fati i godinës 6-katëshe, në bulevardin “Dyrrah”, të cilit i është vënë shiriti bllokues që ditën e parë të tërmetit të 26 nëntorit.
I njohur ndryshe edhe si pallati i VIP-ave në Durrës (kanë banuar në të këngëtarja mjaft e dashur për publikun Parashqevi Simaku, kompozitori i njohur Agron Xhunga etj) prej 12 ditësh është braktisur nga banorët e tij, pasi ka pësuar dëme të mëdha.
Por edhe pse pa kujdesin e të zotëve të shtëpisë, lulet në një nga ballkonet e këtij pallati kanë shpërthyer pavarësisht të ftohtit të këtyre ditëve.





