Jo pak herë e kemi trajtuar problemin e mungesës së ndriçimit publik në rrugën “Hysen Myshketa”, në lagjen nr.5 më Durrës.

Pas zëvendësimit disa herë të kabllove të energjisë të cilat vidhen, fenomeni i vjedhjes është përsëritur sërish.

Rezultati?! Një komunitet i tërë në errësirë, pasi kur bizneset që ushtrojnë aktivitetin aty ulin qepenët, terri pushton të gjithë lagjen.

Megjithëse fenomeni i vjedhjes është përsëritur disa herë, policia nuk ka njoftuar zyrtarisht për person/a që janë ndjekur penalisht apo ndaluar për këtë vepër penale.

Të penalizuarit janë qytetarët që u duhet të kyçen herët në shtëpi, ose ta përshkojnë këtë aks në terr të plotë.