Teksa kanë mbetur vetëm pak orë nga ndeshja Shqipëri-Serbi, e cila do të mbahet sonte në Tiranë, tifozët e kombëtares shqiptare kanë dalë në rrugët e qytetit me veshje kuqezi duke krijuar atmosferë festive.

Siç duket edhe nga fotot, tifozët e kombëtares janë dyndur në rrugët e kryeqytetit, ndërsa nuk kanë munguar as këngët patriotike.

111

Sakaq, mijëra forca policore janë mobilizuar këtë të shtunë në Tiranë, për të garantuar mbarëvajtjen e ndeshjes së futbollit, që zhvillohet në 20:45 mes ekipeve të Shqipërisë dhe Serbisë në stadiumin “Arena Kombëtare”.

222

Shqipëria dhe Serbia janë pjesë e Grupit K për ndeshjet kualifikuese në Kampionatin Botëror 2026, së bashku me Letoninë, Andorrën dhe Anglinë. Aktualisht, Shqipëria ka tre pikë dhe është e dyta në këtë grup, ndërkaq Serbia nuk ka asnjë pikë.

333

Ekipi i Serbisë ka arritur të premten pasdite në Tiranë, dhe nën shoqërimin e forcave të shumta policore është akomoduar në hotel, dhe më pas i ka kryer stërvitjet e nevojshme.

55555
444