Me dhjetëra kamionë dhe trajlera qëndronin prej rreth dy orësh të bllokuar mbrëmjen e sotme në portin e Durrësit.

Të vënë në rradhë për t’u imbarkuar në target, shoferët e mjeteve dhe bizneset eksportuese qëndronin në pritje të rregullimit të skanerit.

Siç duket edhe nga fotot ekskluzive të DurrësLajm, më në fund autoritetet doganore arritën të vinin në punë skanerin portabël dhe kamionët nisën të skanohen.

Ndërkohë, mësohet se trageti i linjës Durrës-Ankona është nisur dhe kamionët e kësaj linje presin të imbarkohen në tragetin Durrës-Bari për të mos humbur një ditë në pritje në portin më të madh në vend.