Perëndimi i diellit në Durrës ofron panorama fantastike, si ky i mbrëmjes së kësaj të marte. Shumëkush që bëri një xhiro në shëtitoren "Taulantia" apo në plazhin e Durrësit nuk kishte si të mos ndalej disa sekonda për të shijuar magjepsjen që krijoi perëndimi i diellit.

Momenti kur dielli zhytet në det duke lënë pas një përflakje të qiellit, të kombinuar me kaltërsinë, është një spektakël që natyra i fal Durrësit.

Fotografi Denis Simaku ka shkrepur këtë foto që shkrin më së miri brenda saj, bukurinë e natyrës në shpërthimin e saj dhe syrin e artistit që kap dhe kthen në art kombinimet fantastike të ngjyrave që dhuron bregdeti i Durrësit.