Partia Demokratike ka ftuar sot qytetarët të marrin pjesë në një tubim masiv për të protestuar për kauzën e zgjedhjeve të lira. Protesta do të zhvillohet në orën 12:00, pranë Kryeministrisë.

Ashtu siç pat lajmëruar edhe më parë, lideri i PD-së, Lulzim Basha, iu bashkua mbështetësve e simpatizantëve në selinë blu, bashkë me dy vajzat e tij, Dafina dhe Viktoria si dhe bashkëshorten Aurela.