Pas përmbytjeve masive që pushtuan zonën e Shijakut si rrallëherë më parë, sot duket se moti “do të bëjë paqe” me banorët e përmbytur. Meteorologët flasin për mot pa reshje në ditët në vijim.

Gazetarja e “DurrësLajm” sjell këto pamje nga një familje në Sallmone. Fotot janë realizuar sot në shtëpinë e Durim Metës, të cilat nuk kanë nevojë për shumë koment.

Ende nuk ka një bilanc të dëmeve që janë shkaktuar nga përmbytjet, por bëhet fjalë për dëme të pallogaritshme tek të gjitha familjet dhe tokat që 'u pushtuan' nga uji.