Berisha tha se Kokëdhimës i ka ikur mendja, por Kokëdhima reagon duke thënë se ishte thjesht një lëvizje për të çuar në vend syzet, që i kishin rënë disi.

Por, vetëm një Zot e di se si ka qenë i vërteta!

Gjithçka ka ndodhur sot, në sallën e Kuvendit. Pak më herët, Berisha kishte publikuar në faqen e tij në Facebook një montazh fotografik, ku risillte në mendje themelimin e Partisë Komuniste, në vitin 1941, si një ironi e situatës që u krijua dje, gjatë punimeve të Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, me shprehjen “partia mbi të gjitha”.

Teksa deputetët socialistë kanë para publikimin e Berishës, Kokëdhima ka bërë një lëvizje me gishtin e mesit të dorës, një lëvizje ajo që dihet se çfarë kuptimi ka. Në fakt, Berisha nuk ka reaguar menjëherë, sepse edhe mund të mos e ketë parë gjestin. Por, gjesti i Kokëdhimës ishte fiksuar nga aparatët e fotografëve. Ish-kryeministri e ka publikuar edhe këtë foto në faqen e tij në Facebook.

Por, Kokëdhima ka thënë se dora ka qenë në lëvizje të vazhdueshme dhe me gishtin ai ka ngritur syzet. Duke parë edhe fotot e tjera, që, për hir të së vërtetës, Berisha nuk i ka publikuar, mund të jetë edhe e vërtetë… Por, vetë syzet ndoshta duan të thonë të kundërtën.

N. H.