21 maj 2015 – Banorët e 4 fshatrave të Lushnjës ngrihen kundër politikanëve. Me anë të një “trakti” të ngjitur në vende të dukshme, ata i bëjnë thirrje që të mos kërkojnë votat për 21 qershor. “Mos i sillni fare kutitë e votimit këtu. Mashtrime të tilla si: “Do ulim naftën, do ulim plehrat, do bëjmë rrugë etj.”, janë vetëm premtime boshe. Letra është e nënshkruar nga banorë të fshatit Toshkëz, Mazhaj, Zhelizhan dhe Kundje, raporton Radio Lushnja.
Agjencia e lajmeve “Dyrrah”





