Kjo pritet të jetë pamja që do të ketë godina e parkimit të ri multifunksional që do të ndërtohet pranë Stacionit të Trenit në Durrës.

DurrësLajm” po publikon disa foto nga projekti paraprak që po hartohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe që iu është shpërndarë këshilltarëve bashkiakë përmes relacionit përkatës.

Parkimi publik multifunksional do të jetë një godinë me 5 kate dhe 400 vende parkimi. Investimi pritet të nis brenda këtij viti tha kryebashkiakja Emiriana Sako gjatë mbledhjes së Këshillit Bashkiak mesditën e sotme.