Siç njoftoi më herët DurrësLajm, drejtori i Policisë së Qarkut të Durrësit, Perlat Çullaj “dorëzoi” sot postin në shenjë simbolike për festën e 8 marsit.

Në fotot që sjell DurrësLajm shihet drejtoresha për një ditë e qarkut të Durrësit, Elona Muça.

Muça mban postin e zëdhënëses së shtypit në drejtorinë e Policisë së Qarkut Durrës.

Në foto shihet momenti i shtrëngimit të duarve në momentin e marrjes së postit nga Muça si dhe mbledhja e bërë me strukturat e policisë për të dhënë direktivat e nevojshme për një ditë pune.