8 qershor 2015 – Kjo foto e publikuar dje në rrjete sociale, flet vetë më shumë se 1000 fjalë.
Në plazhin e Durrësit, një nga plazhet më të frekuentuara të vendit, përveç njerëzve tani kanë filluar të lahen edhe kafshët. Kemi parë shpeshherë që plazhistët që marrin qentë e tyre me vete, i fusin edhe ata në det, aty ku lahen njëkohësisht edhe shumë persona të tjerë. Por, lopë bashkë me njerëz nuk është parë ndonjëherë.
Ndërkohë që flitet për mirëmbajtjen dhe pastrimin e plazheve në Durrës, qarkullon kjo foto që prish imazhin. Sigurisht, aty ku lahen njerëzit, s'mund të lahen dhe lopët.
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





