Tiranë, 28 korrik 2014 – Në gazetari ka një aksiomë: Një foto flet më shumë se 1 000 fjalë. Fotoja, që po publikojmë, është një kujtesë për Ministren e Mbrojtjes Mimi Kodheli dhe Gjeneral Bazen.
Në foto gjeneral majorja amerikane Deborah Ashenhurt e Gardës Kombëtare të Shtetit të Ohajos po përqafon gjeneral kolonelin Ljubisha Dikoviçin, Shefin e Shtabit të Ushtrisë Serbe.
Kujtojmë që Gjeneral Dikoviçi në vitin 1998 ishte komandant i Brigadës 38 të motorizuar, të dislokuar në territorin e Republikës së Kosovës, në atë kohë e pushtuar nga Serbia e Milosheviçit.
Shpresojmë që ministrja dhe gjenerali të arrijnë të kuptojnë drejt mesazhin e kësaj fotoje!
/gje. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





