Zjarri i rënë pasditen e sotme në katin e 4-ërt të një pallati tek ish-lulishtja “1 Maji” në Durrës, zbuloi edhe se sa të pastudiuara janë punimet që po realizohen në rrugën “Dëshmorët”.
Nëse trotuari do të kishte përfunduar, autoboti do të parkohej mbi pllaka, pasi në të kundërt rrezikonte bllokimin e qarkullimit të mjeteve në këtë aks. Fati kete here ishte qe pllakat nuk ishin shtruar ende, sepse mund te perfundonin te thermuara ende pa u inauguruar rruga.
Por edhe pse mjeti zjarrfikës gjeti si vend parkimi të improvizuar trotuarin, kjo nuk e shmangu aspak trafikun mjaft të rënduar. Rotonda e stërmadhe rrezikoi në një moment bllokimin e zjarrfikëses në trafik, kur dihet që në raste të tilla edhe vonesa vetëm disa minutëshe mund të kthehen në problematike.
Nuk dihet ende nëse projektuesit e këtyre investimeve në infrastrukturë janë të kënaqur me amullinë që u ofrojnë çdo ditë durrsakëve.





