Ish-kryetari i degës së PD në Durrës, Osman Stafa, vijon ta konsiderojë veten kryetar lokal të degës së partisë më të madhe opozitare.
Kjo duket qartë në profilin në Facebook të Stafës, ku foton që pozon në ish-zyrën e tij në PD-në e Durrësit e shoqëron me mbishkrimin “Kryetar i PD Durrës”.
Kujtojmë se Stafa u zgjodh kryetar i PD-së lokale me parimin “një anëtar një votë”, kur fitoi në balotazh kundrejt urbanistit Ardian Muka, rreth 4 vite më parë.
Pas humbjes që PD-ja dhe kandidatja Grida Duma pësuan në zgjedhjet lokale të 2015, Stafa u pezullua nga kryetari Basha dhe në vend të tij u komandua Oerd Bylykbashi.
Tashmë PD zien nga ethet e garës për zgjedhjen e kryetarit të saj dhe njëkohësisht nga debatet e grupit anti-Basha dhe deklaratat e forta të kandidatit Astrit Patozi.
Pas zgjedhjes së kryetarit, nëse gjërat që do të ecin mbarë në PD, zgjedhjet do të bëhen edhe në degët dhe strukturat drejtuese të kësaj partie në rrethe.
Përsa kohë Stafa vijon të mbajë mbishkrimin “Kryetar i PD Durrës” ai jo vetëm që vazhdon ta konsiderojë veten kryetar legjitim të degës, por ndoshta shfaq ambicien personale për t’u përfshirë sërish në garën për kryetarin e njërës prej degëve të krijuara më herët në PD.
M.B.





