8dhjetor 2015 – Edhe pse para kryeministrisë janë dy kordonë me punonjës të policisë, një prej protestuesve ka arritur të ngjitet në sheshpushimin e godinës së qeverisë. Ai ka ngritur lart flamurin e PD-së, por menjëherë reaguan uniformat blu, duke e zbritur poshtë.
Ndërsa në podiumin e ngritur janë ngjitur njëri pas tjetrit politikanë e qytetarë që flasin për situatën aktuale ekonomike dhe rrëzimin e qeverisë së Edi Ramës, disa militantë kanë krijuar incidente, duke hedhur shashka tymuese me ngjyrë blu.
/portali DurrësLajm/





