18 qershor 2015 – Një makinë gati sa nuk ka përfunduar brenda një zyre paraditen e sotme në kryeqytet.
Aksidenti ndodhi te Rruga e Durrësit, ku nga fotot e publikuara nga 'Harta Dixhitale e Aksidenteve Rrugore', duket që automjeti është përplasur me shkallët e një zyre imobiliare.
Nuk dihet arsyeja e kësaj përplasjeje, nëse ka qenë një defekt teknik apo pakujdesia e shoferit.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/