Në Durrës kanë mbërritur këtë paradite materialet zgjedhore për zgjedhjet e 25 Qershorit, të cilat janë transportuar si zakonisht me mjetet e ushtrisë.

Në total janë 460 qendra votimi në rang qarku, nga të cilat 319 janë në qytetin e Durrësit.

Në Durrës funksionojnë katër KZAZ që do të menaxhojnë numërimin e votave. Deri më tani tani janë përcaktuar vendvotimet, për 337 115 votues në total.

Materialet zgjedhore do të ruhen deri ditën e zgjedhjeve nga punonjësit e policisë, të cilët janë trajnuar nga KQZ-ja.

Po kështu, janë trajnuar edhe komisionerët e qendrave të votimit.