Ligji nuk është i barabartë për të gjithë në Shqipëri. Mjafton të shohim këtë foto, kur makina zyrtare e ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjani është e parkuar në trotuar.

Dhe jo në një trotuar dosido, por pikërisht para Muzeut Kombëtar, në qendër të kryeqytetit.

Foto është marrë sot, në kohën kur Manjani ishte në një aktivitet me studentë në Muzeun Kombëtar për të folur për reformën në Drejtësi.