Prej javësh tashmë, vijojnë punimet për rikonstruksionin e hekurudhës Durrës – Tiranë – Rinas dhe stacioni i trenit dhe gjithë linja hekurudhore janë kthyer në kantier ndërtimi.
Krahas punimeve në terren, sot ka nisur edhe prerja e pemëve përgjatë kangjellave rrethuese të hekurudhës, për t’i hapur rrugë ndërtimit të terminalit të ri të pasagjerëve.

Autoritetet tregohen të rezervuar në dhënien e informacionit lidhur me numrin e shelgjeve shumëvjeçare, që do të priten gjatë punimeve që po kryhen në terren.

Projekti i hekurudhës Durrës – Tiranë – Rinas është një investim prej 70 milionë eurosh, i financuar nga Bashkimi Evropian.
Ai pritet të përfundojë në mars 2024.
Lexo edhe:





