Te skuadra e Apolonisë duket se ende ndeshjet lajmërohen me letra me shkrim dore në pemët e qytetit. Një foto e publikuar në rrjetin social “Facebook”, në profilin “KF Apolonia”, tregon se kur do të luhet ndeshja e radhës mes Apolonisë dhe Luftëtarit.
Paçka se data e ndeshjesh është shkruar gabim (12 qershor), sfida më e rëndësishme për Javën e 18 të Kategorisë Superiore, do të luhet të shtunën, më 12 mars.Aktualisht, Apolonia luan në Kategorinë e Parë dhe ndodhet e dyta në Grupin B, me 40 pikë, dy pikë poshtë Luftëtarit në krye të tabelës.