12 qershor 2015 – Fushata bëhet ngado e kudo në ditët e sotme. Me takime, postera e reklama në televizione. Shtabi i kandidatit të majtë për Bashkinë e Durrësit, Vangjush Dako, madje e ka vendosur shiritin elektoral në hyrje të Maminasit. Por, në fakt, me ndarjen e re territoriale, Maminasi i kalon Bashkisë së Shijakut dhe banorët e zonës, vetëm mund të shohin tabelën, por nuk mund të shënojnë as pro e as kundër Dakos më 21 qershor.
Agjencia e lajmeve “Dyrrah”