Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur pasditen e sotme në lagjen nr. 3 në Durrës, konkretisht përballë Qendrës Tregtare “Blu Star”.
Siç duket dhe në foton e sjellë në redaksinë e “DurrësLajm“, është hapur një gropë e madhe në vizat e bardha të rrugës. Deri tani nuk janë të ditura arsyet se përse ka ndodhur.
Ndërkohë në vendngjarje ndodhen dy punonjësit e Ujësjellës Kanalizime Durrës.






