Përmbytja e qytetit të Durrësit, sot, datë 21 maj, ka bërë që në rrjetet sociale të shpërthejë indinjata dhe ironia e qytetarëve.
Ndërsa qyteti bregdetar po bëhet gati të hapë sezonin turistik dhe në qytet kanë nisur të mbërrijnë me qindra turistë të huaj, por edhe pushues nga qytetet e tjera dhe trevat shqiptare, Durrësi përmbytet nga shiu i verës.
Në redaksinë tonë ka mbërritur fotoja e dërguar nga një qytetar durrsak, i cili ka edhe një mesazh të drejtpërdrejtë për kryebashkiakun Vangjush Dako.
“Ky xhaja ne foto u detyru te perveshe pantallonat dhe te heqe kpucet per te kaluar rrugen e mbushur plot uje. Si ky shihje shum sot ne Durres. Pas 10 vitesh ne pushtet te Dakos Durresi permbytet edhe ne vere. Bejm Velieren por nuk dalim dot as nga dera e shtepis. Meqe se kan hap ende sezonin se jane te zen me fushaten, po lahemi ne det para pallatit” shkruan qytetari në mesazhin e tij.