20 nëntor 2015 – Në Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Fëmijëve, nxënësit e shkollave të Durrësit e kanë nisur mëngjesin e kësaj të premteje duke pastruar territorin në qytet.
Por, veç iniciativës së tyre në dobi të qytetit diçka shqetësuese u vu re. Asnjëri prej nxënësve që pastronte, nuk mbante doreza në duar. Teksa mbledhin plehrat pa dorezat mbrojtëse, ata rrezikojnë që të marrin infeksione të ndryshme nëpërmjet kontaktit të drejtpërdrejtë me mbetjet urbane.
Fëmijët në foto janë nxënës të shkollës “Vasil Ziu”, të cilët po mbledhin bishtat e cigareve në trotuarin para Policisë së Durrësit.
/K.H. portali DurresLajm/