Fotografi i njohur Gëzim Domi ka shkrepur këtë foto gjatë orëve të liridaljes së pensionistëve durrsakë.
“Një dolli gjatë liridaljes” mund të ishte diçitura e kësaj fotoje, ku shfaqen dy pensionistë që ngrenë dolli në breg të detit, ndërsa i gëzohen shoqërisë së njëri-tjetrit dhe motit të mirë.
Nuk jemi të sigurt nëse dollia ishte me ujë apo me raki, por i rëndësishëm është fakti se ata e shijuan kohën e kaluar në shoqërinë e njëri-tjetrit.
Mosha e tretë mbetet më e kërcënuara nga koronavirusi dhe për këtë arsye, që nga fillimi i pandemisë atyre iu rekomandua fillimisht të evitonin daljet e panevojshme nga shtëpia, ndërsa më pas iu ndalua rreptësisht dalja jashtë ambienteve të banesës.





