Përfshihet nga flakët zona pyjore në Durrës.
Burime për “DurrësLajm” bëjnë me dije se zjarri ka rënë mesditën e sotme në Fushë Kërtushë, Ishëm.
Mësohet se drejt vendit të ngjarjes janë nisur 3 mjetet zjarrfikëse për të shuar zjarrin, ndërsa nuk dihet shkaku.
Ndonëse kanë kaluar disa orë, zjarrfikësit vijojnë të jenë në luftë me flakët për shkak të terrenit të vështirë.
Siç duket edhe nga pamjet e mëposhtme, tymi ka mbuluar zonën, ndërsa pranë ka edhe banesa, për të cilat nuk raportohen dëme.