2dhjetor 2015 – Një peshkaqen me gjatësi 3.2 metër dhe me peshë 320 kg u kap sot në Sazan, në Vlorë. Peshkaqeni ra në rrjetat e peshkatarëve të zonës, të cilët e kanë nxjerrë në breg.
Pas shuarjes së kureshtjes nga dëshmitarët ata e kanë copëtuar për ta tregtuar në restorantet e zonës.
Afrimi i egërsirave të detit në këtë periudhë në distanca jo shumë larg bregut argumentohet me kërkimin e rrymave të ngrohta dhe të gjetjes së ushqimit.
/portali DurrësLajm/