Në Durrës, duket se ka nisur para kohe sezoni i ri turistik, i cili zakonisht njeh një periudhë më të vonë të plazhistëve që bëjnë banjën e parë të diellit.

Por moti i nxehtë i këtyre ditëve të prillit, i ka tunduar disa prej qytetarëve, të cilët janë parë sot në bregun e detit.

Fotot janë shkrepur rreth mesditës në zonën e Currilave.