Pas fitores së dytë radhazi me 8 mandate të marra në qarkun Durrës, socialistët e kanë festuar fitoren me 2 gishtat lart.
Disa nga eksponentët më të lartë të PS dhe mbështetësit e tyre kanë festuar duke iu gëzuar fitores me 2 gishtat, gjestin që ka shoqëruar Partinë Demokratike që në ditët e para të formimit të saj, pas protestave të studentëve të Dhjetorit 1990.





