Qytetarë të shumtë janë mbledhur tashmë në sheshin para presidencës.
Siç duket qartë nga fotot që po publikon DurrësLajm, shumë qytetarë kanë marrë me vete flamujt kuq e zi dhe tufa me mimoza, ashtu siç edhe bëri thirrje presidenti Ilir Meta, kur thirri këtë marshim më 2 mars.
Rreth një mijë forca policore janë angazhuar për mbarëvajtjen e tubimit të thirrur nga presidenti Meta.





