Kryeministri Edi Rama me sa duket nuk heq dorë nga simbolet e demokratëve.

Pasi iu “rrëmbeu” shenjën e dy gishtave, me sa duket iu ka “rrëmbyer” edhe dy motrat bukuroshe këngëtare, që sic e dimë të gjithë, kanë qenë mbështetëse të PD-së.

Bëhet fjalë për Greta dhe Eni Koçin. Madje Greta Koçi, ishte një nga kandidatet për kryetare të Forumit Rinor të Partisë Demokratike.

Pushimet dhe fundjava në bregdet ka bashkuar kreun e qeverisë me dy motrat “VIP”, që nuk e kanë lënë t’iu ikë ky moment pa shkrepur edhe një foto të këndshme së bashku.