Kryeministri Edi Rama ka publikuar një foto gjatë një takimi në Samitin e Komitetit Politik Europian në Budapest me presidentin turk, Rexhep Tayipp Erdogan dhe kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis në Budapest.

Në samitin e sotëm marrin pjesë 50 liderë të Europës si edhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte. Në fokus të diskutimeve është sfidat e përbashkëta nga lufta në Ukrainë dhe emigracioni i përgjithshëm.

Komuniteti Politik Evropian, iniciativë e presidentit francez Emmanuel Macron e ndërmmarrë në vitin 2022, është një forum pan-evropian, në përbërje më shumë se dhjetëra krerësh të shteteve edhe nga jashtë BE-së.