Mbrëmjen e së dielës, qytetarët durrsakë që iu drejtuan shëtitores “Taulantia” për të shëtitur buzë detit iu gëzuan ndriçimit.

Pas netëve në terr të plotë, lungomarja e Durrësit, rikonstruksioni i të cilës kushtoi 2.8 milionë euro, ishte e ndriçuar përgjatë gjithë gjatësisë së saj.

Pasi “DurrësLajm” ngriti shqetësimin se qytetarët detyroheshin t’i bënin xhirot mbrëmësore në terr të plotë, ka ardhur reagimi i autoriteteve vendore.

Mesa duket nuk kishte ndonjë problem teknik me ndriçimin, por autoritetet kishin harruar për ca kohë të ngrinin “çelësin” e dritave.