Ish-kryetari i degës së PD-së dhe ish-deputeti i Durrësit Igli Cara ka qenë njëri ndër qindra demokratët e qytetit bregdetar që morën pjesë në takimin e sotëm me ish-nënkryetarin e PD-së, Astrit Patozi.

I mbetur jashtë listës së kandidatëve për deputetë nga kryetari Lulzim Basha, Cara u shfaq në disa raste gjatë fushatës elektorale përkrah kandidatit Agron Duka, ndërkohë që pas humbjes historike të PD-së në Durrës është shfaqur në disa intervista në media mjaft kritik ndaj Bashës, madje deklaroi se nuk do ta njihte si kryetar.

Cara duket se s’do të mungonte në takimin e sotëm, pasi ai së bashku me Patozin kanë qenë të etiketuar si pjesë e grupit Olldashi dhe deri diku u mënjanuan nga Basha.

Igli Cara ishte i vetmi nga deputetët e Durrësit të legjislaturës 2013-2017, që nuk u përfshi në listat e kandidatëve për deputet. 

M.B.