Ndërkohë që KQZ-ja ka deklaruar se ka nisur procesi i numërimit të votave, në qendrën e votimit tek pallati i sportit “Ramazan Njala” në Durrës, ka rradhë të madhe për të dorëzuar kutitë.

Në fotot e mëposhtme, duken komisionerët që presin në radhë për t’u futur brenda KZAZ-së.

Kjo vonesë mund të ketë ardhur për shkak se qyteti i Durrësit, që është edhe i dyti në rang vendi për nga popullsia, ka patur shumë qendra votimi, plot  319 të tilla.