Viti i Ri 2026 u prit me atmosferë fantastike festive në Durrës, me spektakël fishekzjarrësh.
Pak para mesnatës, nisi lëshimi drejt qiellit i fishekzjarreve të cilët ndriçuan më shumë se çdo herë tjetër.
Të shumtë ishin qytetarët që me telefonat e tyre nxituan t’i kapnin më foto apo video ato momente.
Fotografi Griseld Hoxha ka fiksuar disa nga momentet më të bukura të sekondave të para të mbërritjes së Vitit të Ri në qytetin bregdetar.













