Tiranë, 13 shtator 2014 – Foto e Ditës. Kështu e ka cilësuar këtë foto kreu i qeverisë Edi Rama teksa zbret me ashensor nga një ndërtesë super e lartë në Shangai, Kinë. Në foto duken pantallonat dhe këpucët e kryeministrit brenda një ashensori prej qelqi dhe teposhtë tij Shangai.
Nuk e dimë nëse kryeministri ka qenë në zbritje apo në ngjitje me ashensor por nga ajo lartësi ka kundruar një panoramë jo të zakonshme që mbase vjen si projekt dhe në Tiranën tonë ndonjë ditë.
Më pas kreu i qeverisë ka vijuar takimet në Shangai me sipërmarrje të mëdha kineze ku prezantoi Shqipërinë, modelin e saj ekonomik, qeverisjen me gjithë interesat, prioritetet si edhe kërkesat e tyre.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





