10 korrik 2015 – Kjo foto e publikuar në faqen e opinionistit Olti Curri, tregon mënyrën sesi transportohet deri në dyqan mishi që ne konsumojmë.
Ngjarja raportohet nga një qytetar i cili thotë se kjo që shihet në foto ka ndodhur në zonën e Brrylit, në Tiranë.
I tmerruar nga këto pamje, qytetari i cilëson kushtet e transportimit të mishit në dyqan si “të botës së tretë”, dhe tregohet i shqetësuar për produktet që ne konsumojmë.
Shqetësimi në fakt nuk mbetet vetëm i tij, por i të gjithëve, pasi nëse mishi transportohet me triçikël dhe i vendosur direkt mbi krahët e punëtorit, mund të themi që janë shkelur rregullat bazë të higjienës për produktet ushqimore.
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





